Një 38-vjeçar i arrestuar për vjedhje ka ndërruar jetë në ambientet e burgut 302 në kryeqytet. Viktima është identifikuar si Renald Tahiri dhe ishte arrestuar të premten e kaluar për vjedhje, ndërsa familjarët nuk janë lejuar ta takojnë gjatë fundjavës me pretekstin se nuk lejoheshin takimet. Të ftuar në “Shqipëria Live”, Kujtim Cakrani, avokat dhe Faik Basha, ish drejtor i burgjeve kanë folur në lidhje me rastin dhe gjendjen e burgjeve në vend.
“Duhet të kishte një njoftim për vdekjen e tij nga institucioni i burgut, e vetmja që u pa në faqen zyrtare ishte fushata.
Është detyrim i institucionit që të japë një informacion zyrtar”, tha ish drejtori i burgjeve Faik Basha.
“Të burgosurit trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Iu çohen ushqime të kalbura dhe prdukte të skaduara. Për të mos folur për kujdesin shëndetsor, ndërsa pastërtia varet edhe nga vetë i burgosuri”, tha avokati Cakrani.