Është bërë ditën e sotme publike se cili ka qenë shkaku që çoi në tragjedinë në Fushë Arrëz ku nëna dhe dy vajzat e saj gjetën vdekjen pasi i zuri korenti në dush.
Sipas nje grupi ekspertësh nga Tirana, është arritur në përfundimin se një defekt elektrik në lavatriçe, ka përcjelle energjinë elektrike, duke u marrë jetën 3 anëtareve të një familjeje.
Për shkak të defektit lavatriçja ka përcjellë energjinë elektrike dhe ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy vajzave dhe nënës.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e kaluar, duke tronditur gjithë opinionin publik.