
Dy të rinj kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia njofton se një 26 vjeçar shqiptar dhe një shtetase e huaj janë konfliktuar me njëri tjetrin në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet.
I riu e ka goditur me thikë gruan, e cila ka dalë nga banesa, ka zbritur poshtë dhe ka kërkuar ndihmë. Ndërkohë 26 vjeçari është hedhur nga kati i 8 dhe ka vdekur në vend.
Pak minuta më vonë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital edhe 31 vjeçarja.
“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Gazeta SHQIP