Stivens Toshkesi humbi jetën një javë më parë pas një sherri me dy bashkëmoshatarët e tij Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, pasi u raportua se i kishin ngacmuar të dashurën.
Megjithatë, detaje të reja tronditëse janë zbardhur, teksa mësohet se konflikti për vajzën ka nisur me një person tjetër dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar.
Toshkësi konfliktin e ka pasur me shtetasin Arbëri Murataj 18-vjeç, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.
Mësohet se Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.
Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj.
2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte.