34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit.

Pak më parë është bërë publike dhe ekspertiza që ka nxjerrë se vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku. Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.

Nënë e dy fëmijëve, prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira. Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.