Vendimi i fortë i shpallur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha është më i paprecedent në historinë moderne të shtetit shqiptar, për penalizim  në këto nivele.

Por ky vendim i shpallur nga sekretari amerikan i shtetit nuk shpall non grata jo vetëm ish-kryeministrin Berisha, por edhe familjarët e tij. Në këtë nënkuptohet se përfshihen edhe dy fëmijët e tij, Argita e Shkëlzeni si familjarët e tij.

“Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi”, thuhet në postimin e sekretarit amerikan të shtetit.

Ndërkohë që familjarët e Berishës janë akuzuar edhe për përfshirje për aferat korruptive siç ishte edhe çështja e Gërdecit.