Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku ka folur në lidhje me gjyqin që po zhvillohet në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Ai deklaroi se Kandri Veseli dhe Jakup Krasniqi do të dalin me siguri të pafajshëm për akuzat që akuzohe, por nga ana tjetër Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi rrezikojnë të dënohen pasi ndaj tyre janë gjetur disa prova konkrete. Megjithatë, ai theksoi se nuk bëhet fjalë për krime lufte, por thjesht për disa shkelje ligji.
“Për akuzat që rëndojnë mbi Kadri Veselin dhe Jakup Kransiqin, këta do dalin të pafajshëm. Por Thaçi dhe Selimi nuk jam i sigurt sepse pati diçka konkrete për këta persona. Nuk bëhet fjalë për krime lufte dhe ndaj njerëzimit, janë shkelje që ata kanë kryer për ligjet e luftës. Unë do doja që të 4-t të dilnin të pafajshëm, por nuk mudn ta them këtë gjë. Në fund, nuk do ketë akuza për krime lufte apo krime kudnër njerëzimi, mund të ket akuza për keqtrajtime, por jo krime lufte. Nuk duhet të barazojmë akuzat e ngritura ndaj këtyr ish-krerëve me UÇK-në. Nuk është një proces ndaj UÇK-së, sepse Serbia po e jep në këtë mënyrë.”- tha Bytyçi.