Është arrestuar një ditë më parë kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se urdhër arresti është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publik.

Policia dhe BKH në Bulqizë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e kryebashkiakut dhe vëllait të Lefter Allës. Dyshohet se janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.