Një person u shoqërua në polici, pas tensioneve të krijuara në fund të protestës së organizuar nga opozita.
Shoqërimi i të riut ka ndodhur pasi qytetarët u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë për ndezur qirinj, në nderim të të rinjve që kanë humbur jetën, sipas opozitës, për shkak të policisë.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka deklaruar se i riu është ndaluar për shkak se ka tentuar të varë një flamur në dritaret e kryeministrisë, megjithatë pritet njoftimi i policisë për të sqaruar plotësisht situatën e krijuar.
“Kemi informacion. Ka dashur të vendosë këtë flamur që është flamuri i Shqipërisë te dritarja e kryeministrisë.
Po të kishte pasur flamurin serb nuk do i thoshin gjë se na prishej miqësia. Këtë flamurin e kanë shkelur me këmbë. I thashë njërit prej policëve kur je betuar, je betuar mbi këtë flamur”, deklaroi ai.