Komisioni i Posaçëm i Apelimit shtyn për në datën 18 shtator vendimin përfundimtar për Donika Prelën.


Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi sot seancën për procesin e vettingut ndaj ish-drejtues së Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela. Në seancën e sotme të KPA-së mësohet se nuk ka qenë e pranishme vetë Prela, por që është mbrojtur nga avokatja Blerina Tomaj.


KPA vendosi një javë më parë të riçelë hetimin gjyqësor për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela. Lajmi u bë i ditur nga njoftimi në faqen zyrtare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit sipas atë cilit “KPA zhvilloi të enjten seancën gjyqësore publike për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela”.


Prela e kaloi shkallën e parë të vettingut, por se vendimi u ankimua nga Komisionieri Publik, me argumentin se nuk kishte kryer deklarim të sakte dhe nuk justifikonte të ardhurat.