Detaje të rënda janë bërë publike për mediat nga ngjarja makabre e ndodhur pak minuta më parë në Kosovë.
Nga fotot dhe videot që janë shpërndarë në mediat kosovare shihet se si trupi i gruas shtatzënë, rreth 35-vjeç ndodhet ende e shtrirë përtokë para maternitetit në Prishtinë.
Paraprakisht dyshohet se e reja, shtatzënë është vrarë nga burri i saj në oborrin e spitalit, teksa këtë informacion e konfirmon dhe policia e Kosovës.
Njoftim:
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.