TIRANË – Pasi Kuvendi i PD votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës, Sali Berisha, i entuziasmuar, iu drejtua gazetarëve për të dhënë një deklaratë.

Por një video që po qarkullon në rrjet, tregon ish-kryeministrin, teksa kreh flokët përpara se të dalë para kamerave.

Në ndihmë, me urgjencë i ka ardhur edhe drejtoresha e Komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo, e cila i jep një dorë ish-kryeministrit./Gazeta SHQIP