Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi ku humbi jetën 40-vjeçari shqiptar, teksa mblidhte barishte në mal.

Sipas informacioneve, shqiptari është shtypur nga një gur teksa mblidhte barishte medicinale në mal. Më pas, ai ra në humnerë nga një lartësi prej 20 metrash, duke gjetur kështu vdekjen.

Sipas informacioneve, bashkë me burrin fatkeq, në zonë kishin shkuar edhe dy të tjerë dhe kishin njoftuar shërbimet kompetente.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur papritur një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi të pafatin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.