Biznesmeni Rruzhdi Hoxha, babai i dy fëmijëve u gjet i vdekur në një humnerë në Qafë Mollë pas malit të Dajtit. Nga tw dhwnat e para tw policisw autori i dyshuar wshtw Ferdinand Rrushi.

Nga të dhënat paraprake rezulton se 43-vjeçari është qëlluar me armë dhe më pas është hedhur trupi në greminë.

Bëhet me dije se trupi ka dëmtime të shumta dhe nuk dihet nëse janë shkaktuar vetëm nga arma, apo ka pësuar dëmtime gjatë hedhjes në greminë.

Prej disa ditësh po mbahet në polici miku i tij dhe personi i fundit që e ka kontaktuar Ferdinand Rrushi, policia ndoqi itinerarin e të dyshuarit, për të mbërritur edhe në vendin e ngjarjes.

Rrugës për mbërritur në vendin ku është gjetur i pajetë ka disa biznese në zonë por edhe një qendër ushtarake, se cila sipas News 24, ka kamera të rezolucionit të lartë dhe vetëm me ndihmën e tyre forcat e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Hetuesit i orientoi fakti, se tek zona e Shkollës së Bashkuar dy ditë më parë, një qytetar gjeti një telefon të thyer që rezultoi se ishte i viktimës.

Pista më kryesore është ajo e borxheve që mund të kishte biznesmeni, pasi firma e inerteve të 43-vjeçarit ishte drejt falimentimit, ndërsa shtoi se i vëllai i viktimës ka mohuar që biznesmeni të ketë pasur borxhe. Gjithashtu janë duke u hetuar edhe pista të tjera, si jo e drogës. Të gjithë personat që kanë pasur kontaktet e fundit janë duhet u hetuar.

Prova më e fundit është telefoni celular dhe sipas hetuesve janë grumbulluar shumë detaje si edhe foto që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjeve.

Njoftimi i policisw

Në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.
Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.
Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.