Alma Kaçi, gruaja që u përfshi në videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, është paraqitur sërish sot në GJKKO, ku ka bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Mësohet se Kaçi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, teksa GJKKO caktoi ndaj ‘arrest shtëpie’, ndërsa ajo kërkon masë më të lehtë me pretendimin se duhet të punojë dhe të kujdeset për fëmijën e saj të mitur.
Kujtojmë se Kaçi ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie se ajo e ‘arrestit të shtëpisë’, GJKKO nuk e ka aprovuar kërkesën e saj.
Ndërkohë, ish-kryebashkiaku Gjici ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës sa i takon një tenderi që do i jepte Kaçit.