Nuk janë të rralla lapsuset e politikanëve shqiprtarë në vend, por kësaj here kamerat kanë kapur Sali Berishën. 

Kryedemokrati Sali Berisha ka ngatërruar datën e prostës që ka paralajmëruar me atë të finalizimit të procesit të Primareve. I pranishëm në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më datë 4 dhjetor të dalin në shesh për të protestuar.

Por, ai u korrigjua nga Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit në PD.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Prandaj ju them, më datën 4 të jemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Floriana Garo: Më datë 6…

Sali Berisha: Po, më datë 6 dhjetor, më falni, më datë 6 te jemi në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit”