Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjermania, aty ku një shqiptar raportohet se ka vrarë ish-gruan e tij.

47-vjeçari ka shkuar në vendin ku punonte ish-gruaja dhe e ka qëlluar me armnë zjarri dje ajo ka mbetur e vdekur në vend. Shqiptari më pas, është larguar nga vendi i krimit me taksi dhe ka tentuar të arratiset. Por, efektivët e policisë e kanë lokalizuar dhe e kanë prangosur. 

Identitetet e protagonistëve të ngjarjes nuk dihen ende, e po ashtu nuk dihen as rrethanat mes çiftit që kanë çuar në kryerjen e këtij akti të rëndë. Shqiptari është pas hekurave dhe pritet të zbardhet dëshmia e tij.