Një postë private është grabitur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji”, ndërsa Top Channel ka arritur të sigurojë momentin e ngjarjes.

Siç duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, një person i armatosur me thikë, I pajisur me skafandër, kërcënon punonjësin e postës dhe i merr atij shumën e parave.

Pasi merr paratë e postës, ai largohet me një motomjet.

Shuma e parave të grabitura nuk është bërë e ditur, ndërkohë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 mbrëmjen e djeshme ndërsa autori mbetet i paidentifikuar.