Është zbuluar autori serb i sulmit të kryer ndaj automjetit të ekipit të Top Channel në veri të Kosovës.
Fotografi Jeton Sopa, ka siguruar pamje nga momenti i sulmit, një person i pajisur me kapuç dhe maskë, bën shkruan me bojë simbole serbe në makinë dhe më pas i heq targën automjetit duke e hedhur në tokë, e më pas largohet nga vendi me shpejtësi.
Ndërkohë që protestuesi sulmonte makinën e Top Channel, dëshmitare ka qenë edhe një gazetare, e cila nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.
Ekipi i Top Channel ka bërë denoncim zyrtar në Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.