Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën 22-vjeçares Emmanuela, e cila humbi jetën tragjikisht pasi u përplas me makinë nga një shqiptar në Selanik.
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit të resë, duke mos besuar se ajo është “larguar” kaq padrejtësisht dhe brenda pak minutash nga jeta. Varrimi i Emës, siç e quajtën njerëzit e saj, do të bëhet nga Kisha e Shenjtë e Agios Gerasimos Neokouros, shkruan Protothema.gr.
Vdekja e studentes nga Chania, ka tronditur të gjithë jo vetëm për humbjen e saj të padrejtë, por edhe për guximin dhe zemërgjerësinë e treguar nga prindërit e saj, të cilët dhuruan organet e fëmijës së tyre për njerëzit e tjerë.