Është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme protesta në kujtim të 7-vjeçares Jonada Avdiaj.

Bëhet me dije se protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe në muret e ministrisë së Brendshme, në shenjë demonstrative për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në plazhin e Potamit, ku Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një vajzë 7 vjeçe Jonada Avdia.

Nga ana tjetër njoftohet për mediat se protestuesit kanë kërkuar përsëri shkarkimin e ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi si dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, të cilët i bëjnë fajtor për masat e dobëta të sigurisë në plazhe.

Protestuesit me thirrjet “Drejtësi për Jonadën”, i janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.