Kryeministri Edi Rama ka ironizuar takimet e Lulzim Bashës, me simptizantët e tij nga qyteti në qytet.
Lideri i PD, shfaqet mes turmave, (edhe pse pretendon se grumbullimet në shkelje të rregullave të covid janë rastësore), ndërsa mban fjalime hipur në makinën e tij Range Rover.
Në një video të regjistruar në Kuç të Vlorës, Rama shfaqet krah një djali të vogël, të cilin e ka hipur në makinë dhe i thotë që ‘bëja me dorë popullit’.
“100 herë më i fortë se ‘Gjino’ ky! Bëja me dorë popullit. Ky është ‘Gjino’ i vërtetë”, thotë Rama duke ironizuar kundërshtarin e tij politik.
View this post on Instagram