I njohur për natyrën e drejtpërdrejtë, tepër karizmatik, dhe spontan në fjalimet e mbajtura në Kuvend – duke mos hezituar të nxjerrë në dukje shqetësimet e qytetarëve dhe i papërmbajtur në kritikat ndaj qeverisë – Saimir Korreshi së fundmi u ka treguar një tjetër imazh mbështetësve dhe dashamirësve: atë të prindit të dedikuar.
Deputeti demokrat ka “zhveshur” kostumin e politikanit dhe në një festë private me familjarët, ka zbuluar gjininë e fëmijës që do ta bëjë baba për herë të dytë. Politikani shfaqet i lumtur, teksa së bashku me bashkëshorten dhe vajzën mësojnë nga tullumbacet se do të bëhen prindër të një djali.
“Korriku që vjen do të jetë më i nxehtë”, shkroi Korreshi videon e shpërndarë në rrjetet sociale. Goditja e tullumbaceve me ngjyrë blu ose rozë tashmë është kthyer në traditë për çiftet që presin fëmijë.