Një operacion kundër trafikut të drogës në Spanjë ka çuar në arrestimin e të paktën 26 personave, mes të cilëve ishin spanjollë, shqiptarë dhe kolumbianë.

Operacioni i quajtur “Lumebo”, i realizuar nga autoritetet spanjolle, çmoi rrjetin ndërkombëtar të drogës që operonte nga Galicia dhe lidhej me Amerikën  e Jugut.

Mediat e huaja shkruajnë se hetimi lidhur me këtë operacion ka nisur në tetor të 2021, ku u mor një informacion për një organizatë që po përgatiste dërgesë nga Amerika e Jugut në Spanjë. Shqiptarët theksohet se kishin kryesisht rolin e ‘kopshtarit’.

Në atë kohë hetuesit identifikuan personat kryesorë që qëndronin në krye të organizatës dhe që kishin lidhje me investitorë, transportues dhe financues të trafikut të drogës në Amerikën e Jugut.

Trafikantët përdornin varka peshkimi për të transportuar lëndën narkotike, por në atë kohë ndërhyrja e autoriteteve nuk rezultoi plotësisht e suksesshme.