Si u fut agresori i Sali Berishës mes turmës?
Kjo pyetje merr përgjigjen nga pamjet e reja që kanë dalë nga terreni. Fillimisht, Gert Shehu ka shmangur truprojen e parë, duke u ulur dhe duke shmangur edhe qytetarët e tjerë që i dolën para, pasi u vu re që po vraponte në drejtim të kryedemokratit.
Të vetmit që nuk e vunë re ishin truprojat e Berishës, që duket se ishin shumë të zënë për të kontrolluar kush e di se çfarë.