Një shofer autobusi është gjobitur nga policia në Tiranë për përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit.

Shoferi është filmuar nga një pasagjer dhe video ka rënë në dorën e policisë.

Ai u ndëshkua me masën administrative 15000 lekë, ku përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!