Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për videon e bërë viral, ku shfaqet duke përqafuar dhe puthur kryeministren e Italisë Giorgia Meloni në Moldavi. 

Kujtojmë se Rama, Meloni dhe te tjerë liderë të Bashkimit Evropian morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Teksa gjatë një emisioni iu kërkua një koment kryeministrit Rama, por ky i fundit zgjodhi të përgjigjej me ironi.

Pjesë nga intervista

Rama: Po ku e pe ti për shembull. Si e konstaton në distancë është një puthje e fortë.

Gazetari: Po unë e shoh nuk më kanë lënë sytë akoma.

Rama: Atëherë po plakesh.