Këto janë momentet pasi kryetari i PD Sali Berisha ishte goditur me grusht nga një person i infiltruar brenda protestës. Gert Shehu, 31 vjeçar nga Tepelena me banim në Tiranë është agresori që qëlloi kryetarin e PD.

Në një video shihen momentet kur Berisha ka mbërritur pranë podiumit të improvizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Para se të merrte fjalën e tij, shkurt, pas incidentit, siguria është shtuar dukshëm rreth e përqark Berishës.

“Populli i opozitës, populli i fitores! Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët! Ne do të triumfojmë! Rroftë opozita shqiptare!

Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popullit protestues. Faleminderit shumë!”, tha Berisha në fjalën e tij.