Pak ditë më parë, më 28 Nëntor, Shqipëria festoi 110 Vjetorin e Pavarësisë. Festa e Pavarësisë festohet kudo ku ka shqiptarë anë e mbanë botës.
Edhe shqiptarët e Britanisë së Madhe, të cilët duhet thënë se kanë qenë në vëmendje të mediave dhe politikanëve britanikë, festuan sipas mënyrës së tyre.
Me makina super luksoze dhe flamuj kuq e zi shqiptarët bllokuan rrugët e Londrës, duke detyruar policinë që të mbyllë edhe urën e Westminster.
Së fundmi ka reaguar në lidhje me festën e shqiptarëve është gazetari dhe komediani Mark Steyn. Në një monolog në televizion ai tha se shqiptarët mbërrijnë në Britani vetëm me rrobat e trupit dhe më pas i sheh me makina super të shtrenjta.
Ai u shpreh i indinjuar edhe me policët britanikë pasi sipas tij ata kanë dështuar në një sërë çështjesh të tjera po dështojnë edhe përballë shqiptarëve të cilët e kanë kthyer Londrën si ‘Tiranën’ e tyre të vogël.