Mbrëmjen e djeshme, në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan, Përmet, u regjistrua një aksident tragjik me motoçikletë që la pas një viktimë.
I ndjeri mësohet se është operatori i një mediaje, Gert Hoxha. 45-vjeçari ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, teksa ka qenë edhe themelues i shoqatës së Vespës në Tiranë.
Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat në Përmet i ka marrë jetën Gert Hoxhës, në moshën 45-vjeçare.
Kolegët, miqtë dhe të afërmit e Hoxhës kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të Gertit, personit të dashur në jetën e tyre.