Është diskutuar ditën e sotme në “Top Story” për vjedhjen spektaklolare të Alda Klosit nga pastruesja dhe djali i saj.
Në një lidhje skype, gazetarja Rezarta Çaushi është shprehur se vetë Policia e Shtetit është e paqartë me daklaratat e dhëna.
Rezarta Çaushaj: “Në 27 dhjetor prokuroria ka hapur procedim ndërsa më 7 janar policia ka bërë njoftimin. Zonja ka qenë në banesë dhe ka konstatuar mungesën e lëkëve.
Bëhet fjalë për para dhe sasi shumë të mëdha bizhuteri shumë të shtrenjta dhe më vonë prokuroria ka kontrolluar banesën dhe ka gjetur mbi 400 mijë euro të tjera të fshehura. Policia deklaron se zbulimi I sasisë së dytë policia thotë se u bënë pas përgjimeve ambjentale në ambientet e paraburgimit gjë e cila nuk thuhet në dosjen e prokurorisë. Rrethanat ndryshonin nga njëri artikull në tjetrin dhe një gjë e tillë është e dyshimtë kemi disa versione është një sagë e tërë. Më bëjnë përshtypje shumë gjëra si u vodhën paratë edhe reagimi i Ramës më bën përshtypje”