Presidentja Vjosa Osmani u shpreh shumë e lumtur që ishte e pranishme në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë. 

Osmani në deklaratë për median tha se Vuçiç është vijim i mentalitetit të Millosheviçit.

“Fatkeqësisht Vuçiç është vijim i mentalitetit që ka ekzistuar në Serbi që prej 1990 dhe ky mentalitet që shkaktoi luftën dhe shkatërrimin dhe vrasjen e civilëve. Ky mentalitet duhet të refuzohet nga të gjithë.

Ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë bërë. Besojmë se dialogu i drejtuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA është e vetmja mënyrë drejt arritjes së një marrëveshje me fund njohjen reciproke”, tha Osmani.