Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në kryeqytet ditën e sotme.
Ajo tregoi në Top Story të Grida Dumës historinë e Dan Hutrës që vrau 3 gra e plagosi tre të tjera sot.
“Dan Hutra është një kriminel në rritje e sipër dhe nga viti në vit e ka pasuruar të shkuarën kriminale, është një dështim total I të gjitha hallkave të drejtësisë. Dështoi që të rehabilitohej e të riintegrohej që në mënyrë kur të dilte nga burgu të ishte i rehabilituar.
Hutra është përkëdhelur nga drejtësia, ta nisim nga ngjarja e fundit në maj 2022 kërcënoi bashkëjetuesen, e cila ishte shtatzënë gati një muaj dhe ai nisi një dhunë jo vetëm ndaj saj por e kapërcen kufirin dhe kanos e kërcënon se do të kryente krim edhe babanë e saj.
Babai i saj tregon se ai kërkonte kokë njeriu dhe se do të bënte histori për mediat botërore. Elena nuk e kishte njohur vetë personin në fjalë por me anë të njerëzve të tjerë, dëshmitare e kësaj dhune ka qenë edhe nëna e vajzës. Elena është tërhequr nga denoncimi ku thotë se marrëdhëniet janë normalizuar. Pasi bëri këtë deklaratë ajo firmosi kontratë noteriale.”