Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjën që tronditi pasditen e sotme Lezhën.

Polcia ka nisur hetimet, teksa ka kqyrur dhe telefonin e viktimës Nikolin Lekstakaj, që është gjetur në makinën e parkuar para marketit ku ai u vra. Sipas uniformave blu, dy persona kanë qenë brenda makinës me xhama të zinj që i ka prerë rrugën Lekstakajt dhe, teksa njëri ishte shoferi, tjetri ka hapur zjar, duke i marrë jetën babit të 3 fëmijëve.

Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, gjë që lë të kuptohet se vrasësit ishin profesionistë dhe janë kujdesur që të mos lënë prova.

Çelës për zbardhjen e ngjarjes pritet të jetë dëshmia e shitëses së marketit, e cila ka parë gjithë ngjarjen, ndërsa mësohet se tashmë janë shoqëruar 3 persona në polici.