Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur akuzat e rënda kundrejt qeverisë, në lidhje me vrasjen e mistershme të 22-vjeçares keniane Joy.

Berisha ka deklaruar sërish se vrasësist e 22-vjeçares keniane Joy fshihen në qeveri, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi personale.

“Në qeveri fshihen. Krim ministri Rama do mbajë përgjegjësi personale, rasti i vajzës nga Kenia ne do ta bëjmë çështje ndërkombëtare, Ta dijë Edi Rama këtë të mos fshehë në qeveri vrasësit, por të dalë sepse nuk mund të vriten njerëz. Këtë them unë, vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Jam marrë me të dhe po merrem, por qëndrim kriminal se sa ka mbajtur policia dhe hetimi i kësaj vajze nuk mund të gjindet”, tha Berisha.