Kur kanë kaluar 2 ditë nga atentati në Krujë, në pranga akoma nuk ka përfunduar asnjë peroson. Sulmi me armë ndaj familjes së Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës, është një hakmarje e kërkuar në mënyrë të pandërprerë, ndaj njeriut që tashmë është shpallur në kërkim policor. Sipas anëtarëve të grupit të hetimit, duket se vrasësit pas kryerjes së krimit, kanë shfaqur entuziazëm, gëzim dhe euforizëm.
Pasi në ikje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar një breshëri kallashnikovi në ajër dhe të gjithë së bashku kanë hipur në makinë duke u larguar në drejtim të Tapizës, tregon “OraNews”. Ky është një veprim, thonë anëtarët e grupit hetimor që tregon se vrasësit pas kryerjes së krimit, janë ndjerë të gëzuar pasi kanë vënë nderin në vend, duke u hakmarë. Sipas policisë autorët e krimit kanë qënë katër persona, tre të armatosur dhe 1 shofer.
Ata besohet se janë banorë të zonës së Fushë-Krujës, pasi ishin përgatitur në kohë reale për mbëritjen një ditë më parë të Gentian Bejtjas në Vilën e tij në Larushk. Qitësit janë përgatitur për të eleminuar Gentjan Bejtjan, por ky i fundit i shpetoi vrasjes për herë të tretë, duke u larguar nga makina, vetëm pak minuta pasi mjeti u mitrajlua me 28 plumba.
Fatkeqësisht i vdekur në vend mbeti kunati i tij, Ramazan Sino, dhe të plagosur dy djemtë e vegjël të Bejtjas.
Të vetmet pamje filmike që tregojnë momentin e krimit, janë ato të sekuestruara në banesën e Gentian Bejtjas. Por këto filmime nuk ndihmojnë për identifikimin e vrasësve, për shkak të errësirës së natës.