Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë bastisur lokalin “Kobra City” ku u vra 31-vjeçari nga Kukësi, Visar Cengu.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se autoritetet kanë bastisur dhe tre lokalcione të tjera ndërsa kanë bastisur dhe materiale që mund të përdoren si prova për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visar Cengu.
“Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova”, tha Bytyqi.
Ai tha se në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.
“Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha ai.
Mëngjesin e 3 janarit në dalje të Prizrenit mbeti i vrarë një 31-vjeçari nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Aktualisht Kobra dhe pesë të dyshuarit tjerë gjenden në paraburgim.