Pas një jave hetimesh, policia shqiptare ka arritur të zbardhë vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë dhe disa shtetas nga Britania E Madhe, dhe kjo ka bërë që ngjarja të marrë vëmendjen e mediave britanike. 

TheSun” i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarjeje, teksa ka përmendur se të dyshuarit kryesore janë shtetas britanikë.

Pa treguar emrat, edhe pse janë bërë me dije nga policia shqiptare, “TheSun” shkruan se autoritetet lokale thuhet se janë duke u koordinuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Policinë Mjedisore pas atentatit, për kapjen e britanikëve.

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia.

Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996.

Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. 

Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.