Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur pak ditë më parë në Lezhë,  ku u vra Ardian Nikulaj.

Kryepolici, Muhamet Rrumbullaku shprehet se kjo ngjarje është zbardhur dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 6 persona, 5 të huaj dhe një shqiptar.

Autori i vrasjes është një shtetas portugez. Rrumbullaku shton se autori i vrasjes së Nikulajt është larguar nga territori i Shqipërisë.