Të ftuar në “Shqipëria Live” gazetari Elkier Bushkolaj dhe eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi kanë sjellë detaje të reja në lidhje me atentatin e bërë ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj, 24 orë më para (19 prill 2023).

Gazetari Bushkolaj, tha se biznesmeni kishte një rol shumë të madh qoftë në pushtetin lokal, qoftë në fushën e biznesit.

“Biznesmeni kishte një peshë shumë të madhe, mjafton të tregojmë që vetëm në zgjedhjet e shkuara mori, 3000 vota. Ai kishte një ndikim të madh në pushtetin lokal.

Autori i ka humbur gjurmët në rrugën e Balldren mendoj, dhe se është njohës i mirë i zonës.

Fakti që autori është pa doreza mund të jetë një ndihmë shumë e madhe për Policinë, sepse rrit mundësinë që ai të ketë lënë gjurmë gishtash në ndonjë parvaz, apo diku tjetër. Por kjo, nuk e përjashton faktin se ai është një profesionist.

Fakti që ai është larguar me një motor të vogël, është një truk për mos rënë në sy të Policisë”, tha gazetari Elkier Bushkolaj.