Detaje të reja ka zbuluar eksluzivisht gazetari Eduart Halili për “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, për varsjen e Briken Sanajt në Kodrën e Diellit, një muaj më parë.

Halili tha se autori Vladimir Kola e kishte studiuar vendin e vrasjes disa ditë më parë, ndërsa tha se ai ishte një vrasës jo profesionit, pasi ai bëri një gabim naiv, duke përdorur të njëjtën kapele në vrasje, me ditën kur u largua në Rinas.

“Një mjet tip audi me targa spanjolle, autori Vladimir Kola e braktisi në një servis vetëm një ditë para vrasjes.  

Hakmarrja mendohet të jetë motivi që shtyu shtetasin Vladimir Kola të kthehej nga Belgjika. Arsyeja e vrasjes mendohet një sherr që ka ndodhur në 2012-tës.
Ai dyshohet se ndodhet në Belgjikë, dhe ku po fshihet”, deklaroi Halili.