Sociologu Gzim Tushi foli në lidhje me dhunën në familje, por specifikisht tek gratë. Tushi specifikoi se dhuna ndaj grave është një mendim i cili rrjedh mentaliteti ballkanik, dhe se gruaja në Shqipëri nuk gëzon të drejta njësoj si burri.
“Familja në Shqipëri në vend që të ishte një vend ku femra/ gruaja të rritej e lirë dhe me personalitet është kthyer në burg.
Mashkulli ka mbetur në epokën e antarktatit, do të vrasë gruan”.
Duke marrë në shembull rastin tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Kosovë, ku burri vrau gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit dhe më pas u vetëvra, sociologu Tushi u shpreh.
“Vrau gruan dhe më pas vrau veten, duke “larë duart” si veprim burrërie, n jë mentalitet ballkanik”, u shpreh Tushi.