Disa pamje të reja kanë treguar se vrasja e 34-vjeçarit Julian Kosova në një lokal në ishullin Mykonos ndodhi pas një debati të vazhdueshëm mes autorit dhe shqiptarit. Mykonos Live Tv, ka publikuar një video që i përket disa ditëve përpara vrasjes, ku të dy shihen në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Kjo konfirmon se 33-vjeçari Thanasis Nazos që vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, njihej mjaft mirë me të. 

Sipas një burimi anonim, të dy kishin patur një mosmarrëveshje financiare për një borxh rreth 3 mijë euro.

Ndërkohë që e reja që u etiketua si shkaku i vrasjes, ka bërë një përshkrim të detajuar të ngjarjes. Sipas saj, ajo ka debatuar me autorin dhe në një moment është pikasur nga shqiptari, i cili ka ndërhyrë për ti ndarë pa interes tjetër përveçse atij njerëzor.

Por në këtë moment, ai është goditur me grusht nga “Jiannis”.  Sipas dëshmitarëve, autori më pas u largua, por Julian Kosova e ndoqi nga pas. Ai shkoi në shtëpi ku mori pistoletën dhe u kthye jashtë lokalit i armatosur. Teksa sheh makinën ai i bërtet që ai të dalë. Ajo që ka ndodhur më pas pritet të zbulohet vetëm nga vrasësi në dëshminë e tij. Paraprakisht ai tha se Kosova po e kërcënonte dhe ndaj ai ka qëlluar.