Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku ka mbetur i vrarë shtetas Klodian Rasha, është duke u zhvilluar tani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.


Drejtori i ShÇBA së dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv të çështjes.


Në takim është i pranishëm edhe prokurori i çështjes, Ardian Braho. Po ashtu edhe Muhamet Rrumbullaku dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj janë në takim.


Ndërkohë është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë, kërkesa për caktim mase sigurimi personal ‘Arrest në Burg’, për të dyshuarin N. H.


Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.