Martina Pajollari është arrestuar ditën e sotme nga policia, nën akuzë si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços më 18 qershor të këtij viti, në Kolanec.
Pajollari akuzohet se ka qenë bashkëpunëtore së bashku me Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj, të cilët e mbytën me litar 26-vjeçarin dhe më pas e hodhën në rezervuar.
E reja dyshohet se kishte një lidhje me 26-vjeçarin, e po ashtu edhe me një nga autorët e krimit, Valter Mollajn dhe pikërisht kjo lidhje e dyfishtë u bë shkak për vrasje ne Çeços.