Del fotoja e Fetah Marrës, i arrestuari që dyshohet se ka vrarë fqinjën e tij 64-vjeѯaren Fatime Suli, e cila u gjet e vrarë këtë mëngjes në një kanal në Kuçovë.

Fotoja e të dyshuarit që ka pranuar krimin, është publikuar nga “Top Channel”, ndërkohë që janë zbuluar edhe detaje të tjera lidhur me krimin.

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës 58 vjeçari Fetah Marra, autori i vrasjes së 64 vjeçares Fatime Suli, ndodhur dy netë në parë në Kuçovë.

Gjykata e shkallës së parë në Berat ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Fetah Marra, i cili mbyti dhe më pas tentoi të fshihte trupin e komshijes së tij, pas një sherri për motive të dobëta.

Burime bëjnë me dije se i arrestuari ka pranuar krimin, fliste për një borxh të vogël që i kishte viktima, shprehu pendesë për atë që kishte kryer. Ka pretenduar se rrobat i kanë rënë duke e tërhequr zvarrë.

Sipas Marrës, ai nuk ka tentuar përdhunimin e Sulit, ndërkohë që i mbetet ekspertizës mjekoligjore që të zbulojë nëse ka pasur apo jo abuzim me të ndjerën.