Xhevit Sinani ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. I moshuari është konsultuar me një psikiatër. Ai ka qëndruar në konsultë me psikiatrin për gati 20 minuta.
Pritet që ai të jetë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe specialistët e fushës. Pritet që të sillet në spitalin e burgut në Tiranë.
Xhevit Sinani, 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë e tij këtë pasdite. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tërvol të Gramshit.
75-vjeçari e kreu krimin e dyfishtë me sëpatë. Fillimisht ai qëlloi të shoqen, Zegjine Sinani në banesën e tij dhe më pas ndoqi të vëllanë, Shaqir Sinani dhe e masakroi në vreshtat e rushit.
Për krimin e dyfsihtë, Xhevit Sinani lajmëroi fëmijët e tij dhe më pas u arratis nga vendi i krimit. Por, pak minuta më vonë, u arrestua nga policia.