Gjykata e Elbasanit ka dënuar ditën e sotme me 18 vite burg, Leonard Bashaliun, i akuzuar për vrasjen e Ylber Xhahysës një vit më parë.

Bashaliu akuzohet për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja ndodhi më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit, ku autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashaliut.

Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalishtatë ditë, sherr që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur. Ai u arre4stua menjëherë pas ngjajres dhe, prej asaj kohe ka qëndruar në burg, nën masën e sigursisë “Arrest me burg”.