Ka folur për herë të parë pas seancës gjyqësore polici Arjan Tase, i cili vrau me skaf të miturën 7-vjeçare Jonada Avdiaj.
Pasi është njohur me vendimin e gjykatës Tase u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe i ka kërkuar falje Policisë Së Shtetit. Nga ana tjetër bëhet me dije se ai nuk e ka kundërshtuar vendimin dhe ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës.
“Ngushëllime familjarëve, falje policisë së shtetit, nuk e kam kundërshtuar vendimin e marrë sot.”
Kujtojmë se Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për policin Arjan Tase.