Top Channel ka arritur të siguroj foton e autorit që kryeu një ditë më parë vrasjen e Arjan Gosës në Kavajë.

Në foto shihet Habib Rexha teksa vrapon me vrap ndërkohë që në dorë mban diçka ende të paidentifikuar.

Autori është shpallur në kërkim dhe policia ka ofruar një shumë prej 10 mijë euro për cilindo që ka informacione për autorin.

Kujtojmë se Arjan Gosa është ekzekutuar me një plumb në kokë në sy të babait të tij ndërkohë që e gjithë ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.